Thaçi dekoron hartuesit e Kushtetutës së Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në dhjetëvjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kosovës i ka dekoruar hartuesit e saj me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë.

Lajme

10/04/2018 17:05

Dekoratat do u shpërndahen sot gjatë ceremonisë zyrtare të shënimit të Ditës së Kushtetutës së Kosovës, të organizuar nga Ministria e Drejtësisë.

Këta janë emrat e të dekoruarave për kontributin e dhënë në hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës:

–          Prof. Dr. Arsim Bajrami;

–          Prof. Dr. Eqrem Kryeziu;

–          Prof. Dr. Gjylieta Mushkolaj;

–          Prof. Dr. Hajredin Kuçi;

–          Z. Ylber Hysa

–          Z. Iljaz Ramajli;

–          Prof. Dr. Kadri Kryeziu

–          Z. Mahir Yagcilar;

–          Nekibe Kelmendi (pas vdekjes)

–          Z. Ramë Manaj