Thaçi: David Phililips nuk ka qenë kurrë këshilltar i imi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi thotë se David Philips nuk ka qenë kurrë këshilltar i tij.

Lajme

20/10/2018 21:35

Së fundmi eksperti i Politikës së Jashtme, David Phillips, njëherësh këshilltar për Marrëdhënie me Jashtë i angazhuar nga Hashim Thaçi, ka dhënë dorëheqje nga kjo detyrë.

Ai nuk është pajtuar me idenë e Thaçit për “korrigjimin e kufijve” në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ka qenë Thaçi ai i cili në një emision televiziv ka befasuar me deklaratën e tij.

Ai ka thënë që Phillips nuk ka qenë kurrë këshilltarë i tij.

“Ai kurrë nuk ka qenë këshilltari i imi. Ai ka qenë këshilltar i Qeverisë, ka bërë çfarë ka bërë, ka shkuar”, ka thënë shkurt Thaçi, në emisionin Oksigjen.