Thaçi-Dacic sot në Bruksel

Kryeministrat Thaçi e Dacic, me ndërmjetësimin e Baroneshës Ashton, takohen sot në Bruksel, për përshpejtimin e implemetimit të marrëveshjeve.

Lajme

05/12/2013 09:40

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Dacic, takohen sot në Bruksel, në takimin e tyre të parë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Temë qendrore e këtij takimi të ndërmjetësuar nga Baronesha Catherine Ashton, do të jetë themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, themelet e të cilit u vendosen në zgjedhjet lokale me formimin e Komunës së Mitrovicës Veriore dhe zgjedhjen e Kryetarëve legjitimë të komunave me shumicë serbe.

Kryeministri Thaçi ka pohuar se në takimin e radhës në Bruksel do të diskutohet për përshpejtimin e procesit të implementimit të marrëveshjeve.

“Takimi do të ndodhë për të përshpejtuar procesin e implementimit të marrëveshjeve për funksionimin e Policisë së Kosovës, në gjithë territorin e Kosovës, instalimin e sistemit të drejtësisë, sipas legjislacionit kosovar dhe në atë pjesë të territorit të vendit. Pastaj edhe funksionimi i sistemit doganor dhe çështje tjera”, ka thënë Thaçi.