Thaçi citon Papën: Nuk mund të jemi vrojtues nga anash

Presidenti Thaçi në fjalimin e tij në konferencën ndërfetare, duke folur për sfidat e radikalizmit dhe ekstremizmit fetar, ka cituar Papa Françeskun.

Lajme

31/05/2016 18:14

Ai ka thënë se e gjithë shoqëria, i madh e i vogël duhet të përfshihen në krijimin e një shoqërie të integruar, duke kontribuar për pajtim, transmeton lajmi.net

“Më lejoni të citoj edhe një herë Papa Françeskun nga një fjalim i mëhershëm. Dialogu, me çdo gjë që bart mbi vete, na përkujton se askush nuk mund të jetë vetëm vrojtues nga anash. Çdo kush, nga më i vogli e deri te më i madhi kanë një rol aktiv për të luajtur në krijimin e një shoqërie të integruar dhe të pajtuar.

Kjo kulturë e dialogut mund të vjen vetëm nëse çdo njeri prej nesh luan një rol në planifikim të dialogut dhe ndërtim të dialogut. Situata sot nuk na lejon të qëndrojmë anash duke i shikuar problemet e tjerëve. E kundërta është e vërtetë, duhet të na inspiron në mënyrë të fuqishme të marrim përgjegjësi shoqërore dhe personale të punojmë në dialog”, ka cituar Thaçi, Papa Françeskun. /lajmi.net