Thaçi: Buka e tokës tonë është prioritet i yni

Kryeministri në largim Hashim Thaçi, ka thënë se me investimet që janë bërë në bujqësi gjatë mandatit të tij, tregojnë se ky sektor ka qenë prioritet. Ai ka premtuar investime dhe mbështetje të mëtutjeshme në këtë fushë.

Lajme

11/07/2014 16:31

Kryeministri në largim Hashim Thaçi, ka thënë se detyra e tij e re është dyfishimi i ndihmës për kultivuesit i grurit.

Thaçi në një postin në Facebook, pas vizitës që ka bërën në Sallagrazhdë të Therandës ka përsëritur planin e tij për 500 milionë euro investime në kuadër të Fondit të Punësimit për 4 vjetët e ardhshme.

“Buka e tokës tonë është prioritet i yni, që kemi dëshmuar me rritje enorme të investimeve në bujqësi. Sot isha në Sallagrazhdë të Therandës për të nisur fushatës e korrje-shirjeve”.

“Qeveria ime ka inicuar tash e disa vite subvencionimn e grurit. Mision i Ri i imi është të dyfishojmë subvencionet kultivuesve të grurit nga 125 euro sa i kishin sivjet, në 250 euro për hektarë. Kemi planifikuar edhe 500 milionë euro investime në kuadër të Fondit të Punësimit për 4 vitet e ardhshme”, ka shkruar Thaçi në Facebook.