Thaçi bën homazhe tek monumenti i Skënderbeut

Presidenti Hashim Thaçi ka bërë homazhe tek monumenti i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti në Kozencë.

Lajme

23/06/2017 15:51

Presidenti Hashim Thaçi ka bërë homazhe tek monumenti i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti në Kozencë.

“Ai është i përjetësuar te arbëreshët si personifikim i shpirtit heroik të popullit shqiptar”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

“Këngët popullore arbëreshe ruajtën kujtimin e luftërave të lavdishme të heroit tonë kombëtar, për të kulmuar me veprën e Jeronim De Radës për Skënderbeun, si dhe shpalosjen e përmasave të figurës së tij nga Rilindja Kombëtare”.

Thaçi është duke qëndruar në Kalabri të Italisë.