Thaçi: BE nuk e do Kosovën e as Serbinë pa i mbyllur çështjet mes vete

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se politika e Kosovës përcillet me thashetheme e më pak debate e argumente se ku jemi si shoqëri e si shtet.

Lajme

25/04/2018 10:11

Ai është shprehur se ditët dhe muajt e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e Kosovës.

Kosova është storie e suksesit, por vitet e fundit ai ka thënë se institucionet e Kosovës kanë funksionuar me brishtësi.

Ai ka përmendur edhe zhvillimet  në Kuvendin e Kosovës duke aluduar në hedhjen e gazit lotsjellës, që sipas tij kanë dëmtuar imazhin e Kosovës.

Thaçi në konferencën  “Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i Reformimit, Bashkëpunimi Rajonal dhe Integrimi në BE”, është shprehur se Kosovës i mungon një planë strategjik për 10 vjetorin e ardhshëm.

Sipas tij, pavarësisht se kush është në qeverisje të vendit duhet të ketë një agjendë të përbashkët për reformat, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin në BE.

Presidenti ka komentuar edhe  platformën e dialogut dhe atë të kryetarit të PDK-së, Kadri Vesli, që sipas tij janë të mirëseardhura.

“Një marrëveshje obligative është e nevojshme dhe domosdoshme për Kosovën dhe Serbinë. BE nuk e do as Kosovën e as Serbinë pa i mbyllur çështjet mes vete” ka thënë Thaçi, transmeton lajmi.net.

Thaçi  ka folur edhe për pajtimin mes dy vendeve, që sipas tij është i vështirë për Kosovën, por është rruga e vetme./Lajmi.net/