Thaçi: BE do të jetë e plotë vetëm me integrimin e Kosovës dhe Ballkanit

Pas takimit me kryeministrin bullgar, Boyko Borissov, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se ardhja e tij është një nder i dyfishtë, sepse ai prezanton edhe presidencën bullgare të Bashkimit Evropian.

Lajme

16/04/2018 11:38

 

“Me kryeministrin patëm një takim të shkëlqyer,diskutuam për rrugën evropiane të Kosovës dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve. Pra Kosova duhet të jetë pjesë e NATO-s dhe BE, ishte konstatim i dy anshëm se BE ja do të jetë e plotë vetëm me integrimin e Kosovës dhe Ballkanit”, ka thënë Thaçi, raporton lajmi.net.

Presidenti ka theksuar se Kosova është shumë falënderuese ndaj Bullgarisë e cila zgjerimin e ka bërë një ndër prioritetet e vendit tonë.

“Samiti i Sofjes është mundësi unike mes BE-së dhe Ballkanit. Në këtë takim shpreha edhe gatishmërinë për dialogun me Serbinë. Sigurisht që prekem edhe tema të tjera të rëndësishme si liberalizimi i vizave. Me kryeministrin Borissov diskutuam edhe për investimet evropiane në Kosovë”, është shprehur Thaçi.

“Në kuadër të segmenteve infrastrukturore të rëndësishme të Kosovës do të jetë edhe segmenti i autostradës Prishtinë-Nish”, ka përfunduar i pari i vendit./Lajmi.net/