Thaçi: Ballkani nuk ka pasur asnjëherë mundësi më të mira për të përfunduar procesin e paqes – Lajmi.net
Thaçi: Ballkani nuk ka pasur asnjëherë mundësi më të mira për të përfunduar procesin e paqes
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 9:34, 12 June 2018
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka qenë pjesëmarrës si panelist në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Monteral, në Kanadë i cili do të vazhdoj deri më 14 qershor.

Pas përfundimit të diskutimit në Monteral, Thaçi ka thënë se Ballkani nuk ka pasur asnjëherë mundësi më të mira për të përfunduar procesin e paqes dhe për të zgjeruar arkitekturën e re euroatlantike që mbështet paqen dhe përparimin.

Përmes një postimi në Twitter ai ka  bërë të ditur se në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar ka folur për dritaren e mundësisë që ka Kosova për të avancuar në agjendën pozitive në Evropë.

Thaçi ka qenë pjesë e panelit “Evropa në udhëkryq”, ku është diskutuar për perspektivën evropiane të Shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe te Bashkimit Evropian.

Presidenti ka qenë panelist së bashku  me liderëve dhe ekspertëve botëror, në mesin e tyre edhe ish-kryeministri kanadez, Jean Chretien. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO