Thaçi: Bajram Rexhepi ishte burrështetas i matur dhe i guximshëm

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me anë të një postimi në rrjetin social facebook ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-kryeministrit kosovar, Bajram Rexhepi.

Lajme

21/08/2017 12:07

 

Ai ka shkruar se Rexhepi ka qenë burrështetas dhe politikan që ka pasur maturi, durim dhe guxim për të veprur.

“Me dhembjen më të madhe e pranova lajmin për vdekjen e mikut tim, kolegut tim, Bajram Rexhepit, kryeministri i parë i Kosovës, burrështetas dhe politikan që ka prekur jetët e të gjithëve me urtinë etij.Maturia, durimi, por edhe guximi për të vepruar kur duhej , ishin shembull për të gjithë kolegët e tij”, ka shkruar presidenti i vendit.

Ai tutje ka thënë se mungesa e Bajram Rexhepit do të jetë e madhe si mik dhe si shembull për të gjithë.

“Sinqeriteti, afërsia dhe respekti i tij ishin shembull për të gjithë miqtë e tij. Të gjithëve do të na mungojë si mik, si koleg, si shembull.Me mendjet dhe me zemrat tona jemi me familjen e Bajramit, duke i shprehur ngushëllimet më të thella e duke i uruar forcë e durim, por edhe krenari në këto ditë të vështira”, thuhet në postimin e Hashim Thaçit në facebook. /Lajmi.net/