Thaçi arrin në Samit, pritet nga Borissov

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur nga kryeministri bullgar, Boyko Borissov, i cili është nikoqir i Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje.

Lajme

17/05/2018 09:03

Brenda ndërtesës, Thaçi është pritur edhe nga presidenti Junker dhe përfaqësues të tjerë të Bashkimit Evropian.

Para hyrjes në objektin ku do mbahet Samiti, Thaçi ka thënë se ky samit i përbashkët është historik dhe me rëndësi të madhe për Republikën e Kosovës dhe tërë rajonin tonë./Lajmi.net/