Thaçi arrin në Budvë, flitet për perspektivën euroatlantike të shteteve të Ballkanit Perëndimor

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sapo ka arritur në Budvë, ku është takuar me homologun e tij nga Mali i Zi, Milo Gjukanoviq.

Lajme

22/05/2018 11:47

“Sapo arrita në Budvë, ku do të jem pjesëmarrës në Forumin e Sigurisë „То be Secure“ (2BS), organizuar nga Këshilli Atlantik dhe Qeveria e Malit të Zi”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Bashkë me presidentin malazez, Milo Gjukanoviç, përfaqësues amerikanë, kanadezë dhe të shteteve tjera të BE-së, do të flasim për perspektivën euroatlantike të shteteve të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Thaçi.

Presidenti Thaçi thotë po ashtu se Mali i Zi, si anëtar i ri i NATO-s, ka bërë një progres në integrimet evropiane dhe shërben si një frymëzim për tërë rajonin.