Thaçi arrin në Bruksel, pritet nga protokolli i shtetit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka arritur në Bruksel, kanë njoftuar nga Presidenca e Kosovës.

Lajme

17/07/2018 20:16

“Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka arritur në Bruksel, ku po qëndron me ftesë të përfaqësueses të lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Në aeroportin e Brukselit, ai është pritur nga protokolli i shtetit, ku nesër bashkë me krye parlamentarin Veseli, kryeministrin Haradinaj dhe zëvendëskryeministrat Pacolli, Limaj do të takohen me përfaqësuesin e lartë, Federica Mogherini. Në Bruksel, delegacioni kosovar, i prirë nga presidenti Thaçi nesër do të zhvillojnë një takim me përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Ndërkohë, zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kicijançiç deklaroi sot përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme e Siguri, Federica Mogherini, do të bisedojë nesër me presidentët e Kosovës e të Serbisë, Hashim Thaçin e Aleksandar Vuçiqin, mbi përparimin e arritur në dialogun për Marrëveshjen e normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis dy vendeve”.