Thaçi: Arbën Xhaferi dha kontribut të jashtëzakonshëm për avancimin e shqiptarëve në Maqedoni

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në gjashtë vjetorin e vdekjes së Arbën Xhaferit ka thënë se ai ishte njëri nga politikanët dhe intelektualët më të mëdhenj të botës shqiptare.

Lajme

15/08/2018 17:03

Thaçi me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Arbën Xhaferi ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në avancimin e të drejtave  të shqiptarëve në Maqedoni.

“Gjashtë vjet më parë u nda nga jeta njëri nga politikanët dhe intelektualët më të mëdhenj të botës shqiptare, Arbën Xhaferi. Kontributi i tij si lider i shqiptarëve të Maqedonisë për avancimin e të drejtave të tyre ishte i jashtëzakonshëm. Arbën Xhaferi do të kujtohet si politikan që sintetizoi me urtësi mendimin politik modern mbi një platformë pozitive kombëtare”, ka shkruar Thaçi./Lajmi.net/