Thaçi: Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, hap inkurajues për shtetet e Ballkanit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është një lajm i mirë për gjithë Rajonin.

Lajme

28/04/2017 18:11

Sipas tij Mali i Zi në NATO do të ketë ndikim të madh në sigurinë dhe stabilitetin rajonal, raporton lajmi.net.

“Vendimi i Kuvendit të Malit të Zi për anëtarësim në NATO është lajm i mirë për gjithë rajonin tonë. Kosova e ka përkrahur gjithnjë Malin e Zi në këtë hap të rëndësishëm, i cili është me ndikim të madh në sigurinë dhe stabilitetin rajonal”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Ai më tutje ka thënë se ky është një hap inkurajues për shtetet e Ballkanit, që t’i përgjigjen sfidave të sigurisë në botë.

“Ky është hap inkurajues për çdo shtet të Ballkanit Perëndimor, i cili aspiron të bëhet pjesë e NATO-s, sepse vetëm përmes bashkëpunimit shumëpalësh mund t’u jepet përgjigje sfidave të sigurisë kudo në botë.Kosova ka qenë dhe mbetet promotore e fqinjësisë së mirë, me vizion të qartë integrimin euroatlantik”, thuhet në postimin e Thaçit në facebook.

Kuvendi i Malit të Zi, më herët votoi pro anëtarësimit të shtetit malazez në NATO. /Lajmi.net/