Thaçi amerikanëve në Budvë: Jemi gati për fazën përfundimtare me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një bisedë me Drejtorin për Evropën Qendrore dhe Jugore të SHBA-së, Matthew Palmer, gjatë qëndrimit në Budva ku po zhvillohet forumi i Sigurisë “To be secure”.

Lajme

22/05/2018 16:10

Thaçi është shprehur se Kosova është e gatshme për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

“Kosova është e gatshme për të vazhduar fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE dhe me përkrahje të fuqishme nga SHBA-të”, ka shkruar Presidenti.

Përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do ta kemi edhe në këtë proces, njëjtë qysh e kemi pasur në çdo hap të rëndësishëm për shtetin tone, përfundoi ai.