Thaçi: 25 korriku Dita e Bashkimit të Kosovës

President i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se 25 korriku i vitit 2011 ishte Dita e Bashkimit të Kosovës.

Lajme

25/07/2017 10:56

Më 25 korrik të vitit 2011, Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kishin marr një operacion për të vënë nën kontroll të institucioneve të vendit pikat kufitare 1 dhe 31 të cilat kontrolloheshin nga grupet paralele serbe.

Për këtë ngjarje presidentit Hashim Thaçi, i cili në vitin 2011 si kryeministër i vendit kishte marr vendim për këtë aksion ka thënë se kjo ishte Dita e Dita e Bashkimit të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Në këtë aksion ishte vrarë pjesëtari  i Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, për të cilin Thaçi ka thënë se ai ra herokisht duke mbrojtur kushtetutshmërinë dhe sovranitetin e shtetit tonë.

“Në çdo 25 korrik e kujtojmë me krenari heroin e pavarësisë, Enver Zymberin. Ai ra heroikisht në krye të detyrës, duke mbrojtur kushtetutshmërinë dhe sovranitetin e shtetit tone”.

“Njësitë speciale të Policisë së Kosovës morën nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31 dhe kjo ishte edhe Dita e Bashkimit të Kosovës. Enveri do të kujtohet gjithmonë për guximin e dëshmuar në mbrojtjen e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi./Lajmi.net/