Tha se nuk i pëlqen si vishet! Enca i kundërpërgjigjet Jonida Maliqit

Nëpërmjet një deklarate të fundit, Jonida Maliqi si duket i ka prishur raportet me Encën

ShowBiz

14/10/2018 23:57

Së fundmi Jonida Maliqi bëri një deklaratë shumë të fortë për kolegen e saj Enca Haxhia ku u shpreh se nuk i pëlqente mënyra se si ajo vishet.

“Asgjë personale, thjesht visual,”- ishin fjalët e Jonidës që si duket e kanë shtyrë këngëtaren e hitit ‘Dua’ të reagoi.

Vetëm pak minuta më parë këngëtarja ka postuar një foto mjaft provokuese në rjretet sociale pranë të cilës i ka shkruar disa fjalë të cilat mendohet të jenë për Jonidën.

“Nëse ti nuk më pëlqen, kujt po i han,”- shkruan Enca krahas fotos ku shihet e veshur me një kostum të zi sportiv, që i ekspozon komplet gjoksin./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bo6_fMZn5Wo/?hl=en&taken-by=enca