Tevezi preferon Juventusin e Allegrit

Sulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez ka thënë se ai preferon më shumë skuadrën aktuale të Biankonerëve, sesa atë nën drejtimin e trajnerit, Atonio Conte.

Sport

04/10/2014 17:16

Tevez ka thënë se Juventusi është favorit në ndeshjen ndaj Romës, duke shtuar se ai preferon më shumë Allegrin sesa Antonio Conten.

“Është shumë herët të thuhet se kjo ndeshje është ndeshje opër Scudetton, pasi janë edhe përballjet e Ligës së Kampionëve të cilat shpenzojnë shumë energji”.

“Unë mendoj se Roma momentale është skuadër shumë e fortë, mirëpo Juventusi është ende favorit”.

“Nën drejtimin e Allegrit gjithçka ka ndryshuar te kjo skuadër. Unë duhet ta pranojë faktin se me pëlqen më shumë kjo skuadër, duke marrë parasysh se luaj më shumë minuta”, tha Tevez.