Tevez zbulon se çfarë do të bëjë Messi në “Kampionatin botëror 2018”

Lionel Messi do të shkëlqejë në Kampionatin botëror 2018, sipas Carlos Tevez.

Sport

15/06/2018 09:30

Carlos Tevez beson se Lionel Messi do të shkëlqejë në Kampionatin botëror 2018.

Sulmuesi i Boca Juniors ka thënë se Messi do të synojë të lë gjurmë në garën e madhe në Rusi.

“Jam i sigurt se ky do të jetë Botërori i Messit. Ai ka hidhërim brenda vetes, edhe pse nuk e shfaq”, deklaroi Tevez për “Corriere della Sera”, përcjell “lajmi.net”.

“Nuk mendoj se kjo do të jetë gara e tij e fundit, por pres një Botëror të mrekullueshëm. Argjentina është një prej favoritëve. Vetëm Gjermania dhe Brazili janë në nivelin tonë”, u shpreh ai. /Lajmi.net/