Tevez zbulon klubin e ri të Messit

Carlos Tevez beson se Lionel Messi një ditë do të largohet nga Barcelona.

Sport

21/01/2017 11:44

Lionel Messi do të largohet nga Barcelona, sipas Carlos Tevez.

Përforcimi i ri i Shanghai Shenhua ka folur për të ardhmen e bashkëkombësit të tij në Camp Nou. Tevez beson se Messi do të rikthehet te skuadra e tij e fëmijërisë, Neëell’s Old Boys.

“Rinovimi i kontratës së Messit nuk është një çështje parash, kjo është më shumë një çështje se çfarë ndien në zemër. Unë nuk mendoj se është diçka tjetër”, ka deklaruar Tevez, përcjell “lajmi.net”.

“Është shumë e vështirë për tu larguar nga Barcelona. Por, unë mendoj se Messi do të shkojë në shtëpinë e vet, në Neëell Old Boys. Unë nuk shoh duke luajtur diku tjetër “, ka theksuar ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6