Tevez: Nuk e di çfarë po bëja në Kinë!

Nuk ka zgjatur më shumë se shtatë muaj aventura e Carlos Tevezit në Kinë.

Sport

15/01/2018 20:27

33 vjeçari nuk ka mundur të ambientohet kurrsesi në ligën kineze, edhe pse ishte lojtari më i paguar.

Ai ka vendosur të rikthehet te skuadra e tij e zemrës, Boca Juniors.

“Unë isha për shtatë muaj në pushime në Kinë”, ka deklaruar Tevez, duke u tallur me kohën e kaluar në Superligën kineze.

“Është në rregull nëse trajneri dhe presidenti i Shanghai më kritikojnë mua. Unë nuk e di çfarë po bëja në Kinë”./Lajmi.net/