Tevez: Messi, lojtari më i mirë në botë

Sulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez ka thënë se bashkëkombësi i tij, Lionel Messi padyshim që është lojtari më i mirë në botë, dhe është një kënaqësi e madhe të luash përkrahë tij.

Sport

10/11/2014 21:01

Tevez ka thënë se Lionel Messi është lojtari dukshëm më i mirë në botë, duke shtuar se është kënaqësi të luash përkrahë tij.

“Për mendimin tim, Messi është lojtari  më i mirë në botë. Të luash përkrahë tij, është një kënaqësi e madhe për secilin lojtar”, tha Tevez.

Tevez momentalisht është duke kaluar në formë fantastike me skuadrën e Juventusit, sidomos pas dy golave të shënuar në ndeshjen kundër Parmës.