Tevez: Më mirë se aq, është e pamundur

Carlos Tevez është njëri prej futbollistëve më të rëndësishëm të Juventusit këtë sezon, e pse jo edhe më i rëndësishmi. Ylli argjentinas realizoi dy gola mbrëmë, në fitoren 2:1 ndaj Parmës, për ta afruar edhe më shumë ekipin Bianconeri tek titulli i tretë rresht në Serie A. Ish futbollisti i Boca Juniorsit, Corinthiansit, West Hamit,…

Sport

27/03/2014 10:28

Carlos Tevez është njëri prej futbollistëve më të rëndësishëm të Juventusit këtë sezon, e pse jo edhe më i rëndësishmi.

Ylli argjentinas realizoi dy gola mbrëmë, në fitoren 2:1 ndaj Parmës, për ta afruar edhe më shumë ekipin Bianconeri tek titulli i tretë rresht në Serie A.

Ish futbollisti i Boca Juniorsit, Corinthiansit, West Hamit, Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt, shprehet i kënaqur me formën nëpër të cilën po kalon ai dhe ekipi.

“Më mirë se kështu, është e pamundur. Por, gjëja më e rëndësishme është se skuadra ka fituar”, deklaroi fillimisht përfaqësuesi argjentinas për Mediaset Premium.

“Unë nuk po mendoj për rekorde personale, por vetëm për tituj të skuadrës. Mendoj të fitoj me Juventusin”, shtoi ai.

Për shkak të kartonit të verdhë që e mori mbrëmë, Tevez nuk do të mund të luajë në sfidën e rëndësishme ndaj Napolit.

“Jam i trishtuar për këtë, sepse të dielën nuk mund të jem me bashkëlojtarët. Unë mundohem të luaj dhe të shënoj në të gjitha ndeshjet, por ndonjëherë është mirë të pushoj, sepse do të jem gati për ndeshjen e së enjtes në Europa League”, vijoi ai.

Tevez në fund shpreson që selektori Sabella ta ftojë për Botërorin e Brazilit, ku do të luante përkrah sulmuesve të njohur Messi e Higuain.