Tevez më i mirë se Platini e Ibrahimovic

Sulmuesi Carlos Tevez është një armë më shumë për Juventusin e Antonio Contes. Me 16 gola të shënuar nga 28 paraqitje, argjentinasi ka qenë më i suksesshëm sesa Platini e Ibrahimovic, në sezonin e parë tek Bianconeri. Një numër golash, i cili mund t’ia mundësojë sulmuesit argjentinas që ta ketë një mesatare të golit më…

Sport

25/03/2014 13:00

Sulmuesi Carlos Tevez është një armë më shumë për Juventusin e Antonio Contes. Me 16 gola të shënuar nga 28 paraqitje, argjentinasi ka qenë më i suksesshëm sesa Platini e Ibrahimovic, në sezonin e parë tek Bianconeri.

Një numër golash, i cili mund t’ia mundësojë sulmuesit argjentinas që ta ketë një mesatare të golit më të mirë se legjenda franceze dhe ylli suedez, në sezonin debutues tek ‘Zonja e Vjetër’.

Numri 10 i atëhershëm francez, i cili i kishte zhvilluar të gjitha 30 ndeshjet në kampionatin që kishte 16 skuadra, kishte një mesatare prej 0,533 goli për ndeshje (një gol çdo 164 minuta), ndërsa gjiganti suedez, në ligën me 20 skuadra, kishte mesatare prej 0,457, respektivisht një gol çdo 173 minuta.

L’Apache deri tash ka qenë më i mirë se dy të lartpërmendurit, duke shënuar gol çdo 134 minuta, me një mesatare prej 0,571.

Në futbollin modern, është vetëm një sulmues i cili në sezonin e parë të Juves e kishte mesataren më të mirë se argjentinasi.

Po flasim për Pippo Inzaghin, i cili në sezonin 1997-98 kishte realizuar 18 gola, përkatësisht çdo 132 minuta nga një gol. Edhe ish futbollistin e Milanit, Tevez mund ta kalojë, nëse vazhdon me ritëm të njëjtë.