Tevez largohet nga Juventus

Carlos Tevez ka vendosur të largohet nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni për t’u rikthyer në Boca Juniors, një vit para skadimit të kontratës së tij.

Sport

16/04/2015 12:38

Ky është lajmi që asnjë tifoz i Juventusit nuk dëshiron ta lexojë.

Carlos Tevez ka vendosur të largohet nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni për t’u rikthyer në Boca Juniors, një vit para skadimit të kontratës së tij.

Sipas të përditshmes italiane “Corriere della Sera”, ylli argjentinas ka njoftuar drejtuesit e klubit për vendimin e tij.

Dhe, duke marrë parasysh karakterin e Tevezit, ata do ta kenë shumë të vështirë që t’ia ndërrojnë mendjen.