Tevez injoron Argjentinën

Carlos Tevez nuk shpreson se do të jetë pjesë e ekipit të Argjentinës në Kampionatin botëror 2014 dhe preferon të mos i shikoj ndeshjet e ekipit në televizion, ka thënë sulmuesi i Juventusit. 29-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion në Serie A duke shënuar 10 gola për Bianconerët, mirëpo është injoruar nga selektori i Argjentinës, Alejandro…

Sport

21/12/2013 14:07

Carlos Tevez nuk shpreson se do të jetë pjesë e ekipit të Argjentinës në Kampionatin botëror 2014 dhe preferon të mos i shikoj ndeshjet e ekipit në televizion, ka thënë sulmuesi i Juventusit.

29-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion në Serie A duke shënuar 10 gola për Bianconerët, mirëpo është injoruar nga selektori i Argjentinës, Alejandro Sabella prej kur ai mori drejtimin e ekipit në gusht 2011.

“Nëse Sabella nuk më ka ftuar deri më tani, nuk do ta telefonoj për ta pyetur pse nuk po e bënë këtë”, deklaroi Tevez për radiostacionin argjentinas La Red.

“Sabellas nuk duhet t’i kërkohet të më ftoj. Lëreni të punon i qetë sepse nuk e ka të lehtë të më ftoj. E di se është nën presion të madh, sidomos nga tifozët”, shtoi ai.

Ish sulmuesi i Manchester Cityt, Manchester Unitedit dhe West Ham Unitedit insistoi se ka marrëdhënie të mira me futbollistët e Argjentinës dhe kapitenin Lionel Messi.

“Nuk kam probleme me grupin dhe kaloj shumë mirë me Messin. Por, nuk e humbi gjumin për shkak të Kampionatit botëror. Nuk mendoj se do ta shikoj sepse më dhemb ta shoh ekipin Kombëtar, është e keqe për mua”, u shpreh ai.

Tevez ishte pjesë e Argjentinës në dy Botërorët e fundit në Gjermani më 2006 dhe Afrikën e Jugut më 2010. Argjentina është në Grupin F me Bosnjën e Hercegovinën, Iranin dhe Nigerinë.