Tevez: Do të largohem më 2016

Ylli i Juventusit, Carlos Tevez, ka njoftuar se planifikon të largohet nga klubi pas skadimit të kontratës në verën e vitit 2016, për t’u rikthyer në Boca Juniors.

Sport

31/01/2015 14:46

Sulmuesi kryesor i Juventusit, Carlos Tevez, ka bërë të ditur se planifikon të largohet nga klubi më 2016, pas skadimit të kontratës me kampionin e Italisë.

Ai dëshiron të qëndrojë pas planit fillestar që të respektojë kontratën me Bianconerët e më pas të rikthehet në Boca Juniors, në vendlindjen e tij.

“E kam thënë shumë herë. Për mua, kjo çështje është e mbyllur. Kur kam nënshkruar kontratë trevjeçare me Juventusin, e kam thënë nga fillimi, edhe klubit, se kjo do të jetë kontrata ime e fundit para rikthimit në Boca Juniors”, deklaroi Tevez për “Tuttosport”.

“Megjithatë, para largimit, do të luftoj deri në vdekje për Juventusin, dua t’i fitoj të gjitha këtu”, u shpreh ai.