Tevez dhe goli i shumëpritur

Sulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez nuk brengoset se nuk ka shënaur gol në garat evropiane për klube nga viti i largët 2009. Ylli argjentinas nuk realizoi për Bianconerët në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve si dhe në dy duelet me Fiorentinën në 1/8 e finales në Europa League. Por, para duelit me Olympique…

Sport

01/04/2014 13:30

Sulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez nuk brengoset se nuk ka shënaur gol në garat evropiane për klube nga viti i largët 2009.

Ylli argjentinas nuk realizoi për Bianconerët në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve si dhe në dy duelet me Fiorentinën në 1/8 e finales në Europa League. Por, para duelit me Olympique Lyonin të shtunën, Tevez ka thënë se herët ose vonë, goli do të vjen.

“Është një moment i dobishëm për të shfrytëzuar rastin dhe skuadra duhet të ngrihet në këmbë pas humbjes nga Napoli”, deklaroi Tevez.

“Jemi duke zhvilluar shumë ndeshje brenda një periudhe të ngushtë dhe duhet të bëjmë gjithçka për të mbajtur ritmin e duhur. Nuk brengosem për gol, herët ose vonë do të vjen”.

Tevez ishte i suspenduar dhe nuk luajti në humbjen 2:0 nga Napoli të dielën por do të rikthehet në formacionin bazë për duelin me Lyonin.