Teuta zgjedh nusen më të bukur të këtij viti në estradë

Aktorja Teuta Krasniqi ishte e ftuar në emisionin 'Mirage' këtë të premte.

ShowBiz

18/11/2017 13:45

Teuta si edhe çdo tjetër mysafir u vu në siklet në pyetjet e kësaj rubrike që kërkonin vetëm nga një opsion.

Teuta u ‘detyrua’ të zgjedhte mes fytyrave të njohura publike, për të cilat zgjedhje ajo ka dhënë edhe nga një arsye përse e thoshte atë opsion.

Ndër të tjera, aktorja u pyet edhe se cila ishte nusja më e mirë në estradë e këtij viti, pasi kemi parë që shumë fytyra publike i kanë dhënë fund beqarisë këtë vit.

Ndiqeni videon e mëposhtme nga minuta 1:45 dhe mësoni se çfarë thotë Teuta për nusen më të bukur. /Lajmi.net/

YouTube player