Teuta Rugova feston ditëlindjen, kaq vjeçe u bë

Deputetja nga radhët e LDK-së, Teuta Rugova feston sot ditëlindjen.

ShowBiz

29/09/2018 13:49

E bija e Presidentit të parë të Republikës së Kosovës feston ditëlindjen e 28-të me ç’rast ka pranuar urime të shumta, shkruan lajmi net.

Një nga urimet më të veçanta ishte edhe ai i kunatës së saj, dizajneres së njohur, Blerina Kllokoqi Rugova e cila zgjedh fjalët më të mira për të.

“Urime ditëlindjen krenaria jonë, ti nuk je duke u bërë e vjetër je duke u bërë më e mirë”, është mbishkrimi që ia ka vënë fotos.

Ndryshe, Teuta është deputete e LDK-së prej tashmë dy legjislaturave në Parlamentin e Kosovës. /Lajmi.net/