Teuta Kurti tregon ekon e binjakëve (Foto)

Këngëtarja Teuta Kurti ka postuar në profilin e saj në Instagram një foto të ekos së binjakëve.

ShowBiz

26/05/2016 15:35

Por pak minuta më pas, ajo e ka fshirë atë sërish. Këngëtarja ka qenë tepër e kujdesshme këto kohë, duke mos postuar asgjë që të krijonte dyshime për shtatzëninë e saj.Revista BORDO mësoi pak kohë më parë që këngëtarja ishte 6 muajshe shtatzënë në pritje të dy binjakëve, një djalë dhe një vajzë.

Këngëtarja Teuta Kurti do të bëhet së shpejti nënë për herë të dytë. Ndoshta ky fakt e ka mbajtur pak larg skenës artisten nga Kosova, e cila këto kohë i është përkushtuar plotësisht familjes.

Në rrjetet sociale të saj, Teuta poston vazhdimisht foto me vogëlushen dhe bashkëshortin, duke treguar edhe në këtë mënyrë përkushtimin e saj si nënë dhe bashkëshorte.

Tre vite më parë, ajo solli në jetë vajzën e saj, Aya, e cila ishte fëmija i parë i çiftit Teuta Kurti dhe Dardan Luta. Ata u martuan në vitin 2011, dhe dy vjet më pas u bënë prindër. Përsa i përket angazhimeve muzikore, në dhjetor Teuta Kurti mori pjesë në festivalin e 54-tërt të Këngës në RTSH me produksionin muzikor “Në sytë e mi”.