Teuta Krasniqi sërish në ballinën e një gazete amerikane, kjo është arsyeja

Vitin e kaluar aktorja Teuta Krasniqi ishte pjesë e “Usa Today”.

ShowBiz

04/12/2018 22:57

Mirëpo, edhe këtë vit aktorja e njohur Teuta Krasniqi është pjesë e gazetës amerikane, por jo për të mirë, shkruan lajmi.net.

Teuta publikoi një fotografi në llogarinë e saj personale, Instagram e cila tregon se gjendet në ballinën e “Usa Today”, për shkak të ndotjes së ajrit.

“Viti i dytë që e shoh veten në ballina te Usa Today… kisha pas shumë qef bile të kish qenë naj shkrim i mirë për vendin tonë, ndonjë arritje, gëzim apo sukses i përbashkët…Viti i dytë që jemi në vendin e dytë në botë, për ajër helmues keq shumë keq”, janë fjalët e saj.

Nga ana tjetër, Teuta vazhdon të jetë aktive në fushën e aktrimit ku para disa muajve në emisionin “Mirage”, zbuloi detaje nga seriali i saj i ri. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bq-s674gwtS/

YouTube player