Teuta Krasniqi: Kafshët janë miq e jo ushqim

E ka thënë disa herë se është vegjetariane.

ShowBiz

18/12/2018 22:39

Aktorja e njohur kosovare, Teuta Krasniqi në shumë nga intervistat e saj ka thënë se nuk e konsumon mishin, shkruan lajmi.net.

Një gjë të tillë e ka dëshmuar edhe me videon e fundit të ndarë me ndjekësit e saj kur thotë se “kafshët janë miq për njerëzit e jo ushqim për ta”.

Teuta para pak muajve ishte e ftuar në emisionin “Mirage”, që është prodhim i lajmi.net ku ka folur për serialin e ri vendor që pritet të fillojë së shpejti.

Për më shumë detaje ndiqni videon e mëposhtme. /Lajmi.net/

YouTube player