Teuta-Almaty mbyllet me rezultat befasues, s’do t’iu besoni syve se kush ka shënuar gol

Teuta u mund në shtëpi nga Kairat Almaty me rezultatin minimal 0 – 1 falë një goli të shënuar nga Andrei Arshavin në minutën e 70 të takimit.

Sport

30/06/2016 22:05

Pjesa e parë ishte shumë e mirë për durrsakët që luftojnë fort për çdo top dhe dalin disa herë përpara rrezikshëm. Në minutën e 20-­të është Hila që ka një mundësi të mirë shënimi për “djemtë e detit”, ndërsa në të 23­tën rrezikojnë me Rustem Hoxhën.

Pavarësisht përpjekjeve të dy ekipeve, pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola, ndërsa në të dytën Kairati është më lart, ndoshta edhe për shkak të energjive të shpenzuara nga durrsakët në 45 minutat e para.

Minuta e 70­të do dërgonte në festë kazakët, që shënojnë me anë të Arshavin, ndërsa në minutat e tjera rrezikojnë disa herë. Për Teutën është Musta që i afrohet golit, teksa godet shtyllën në minutën e 75­të pas një goditjeje me kokë, por rezultati nuk ndryshon deri në fund të takimit.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.