Tetovari merr nusen me helikopter (Foto)

Tradita shqiptare është që nusen të shkojë ta marrë familja e dhëndrit me vetura nga shtëpia e saj, por 22 vjeçari nga Gorgonica ka vendosur ta ndryshojë këtë traditë për të mbajtur mend edhe stërnipat e tij më vonë.

Fun

21/07/2016 14:29

Siç shprehen familjarët për TetovaSot dhëndri   ka vendosur që për qejfin e vet ta marrë nusen me Helikopter dhe të shetitet mbi qiellin e Tetovës bashkë me nusen dhe për të kurorëzuar dashurinë e përjetëshme.  Helikopterin e ka marrë nga Shqipëria thonë për TEtovaSot ku do ti kushtojë hiç më pak se 10 mijë euro për një xhiro mbi qiellin e Tetovës.

Me siguri nusja e 22 vjeçarit do të befasohet nga ky vendim i dhëndrit ku edhe martesa do të nise nga qielli.

Ndryshe në Tetovë këtë vit është dasma e dytë që merret me  me Helikotper, ditë më parë ishte edhe një dhëndër nga Xhepçishti që mori nusen me Helikopter nga Kumanova.

1

2