Tetovari kapet me kallashnikov në makinë

Policia maqedonase e ka kapur një person të moshës 29 vjeçare nga fshati Gajre i Tetovës me kallashnikov në makinë, njoftoi portali TetovaSot duke iu referuar burimeve brenda policisë.

Lajme

29/05/2016 13:27

Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13 afër tregut të gjelbër në Tetovë.

Pas zbardhjes së plotë të rastit, nga policia e Tetovës do të ngrihet padi adekuate.