Tetova e bllokuar nga bora

Shumë rrugë të qytetit të Tetovës mbeten me probleme për qytetarët ndonëse autoritetet lokale pohojnë se vazhdimisht punojnë në teren. Gjendja është akoma më e rëndë nëpër rrugët e fshatrave të malësisë së Sharrit.

Lajme

30/12/2014 09:37

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, mbrëmë inspektoi punën e ekipeve të pastrimit në terren, ndërkaq në profilin zyrtar në Facebook, ajo është shprehur se me prioritet do të jenë rrugët rurale dhe bulevardet. Megjithatë pikërisht këto vazhdojnë të jenë problematike për qytetarët, për dallim të një pjese të trotuareve të cilat falë punëtorëve të ndërmarrjes publike, janë pastruar tërësisht. 

“Po hiç bre burrë e shihni vet ju, një këmbë sa kushton sot, edhe në moshë jemi, krejt tkqijat. Duhet me punu sa më shumë të angazhohen”. 

“Pse i lënë kështu, se di ndoshta mjete skano ndoshta spunojnë skano organizim. Të pastrohen rrugët”.

“Nuk e di realisht ku është faji.”

“Duhet të pastrohet patjetër, ka nevojë për tu pastrua. Ata nëse flenë atëherë do flemë edhe ne. Dikund e kanë pastrua diku jo”.

“Barem këto ditët e shtira me borë që janë duhet ti pastrojnë dhe do ishte në rregull gjithçka”.

“Diku e kanë pastruar dikund jo”. “Po normal duhet pastruar”.

Kryetarja e komunës, shprehet se të gjitha rrugët do pastrohen megjithatë nevojitet kohë për këtë.

“Të gjitha rrugët janë të kalueshme normal me vështirësi shkaku se është komunikacion me kushte dimërore dhe siç kemi kërkuar pra komunikacioni të zhvillohet kryesisht me përgatitje dimërore. Në vendet malore të gjitha rrugët janë të kalueshme të gjithë punëtorët kanë qenë në vendet e punës pra që në i kemi nga vendet malore kanë mbërri në punë”, deklaroi Teuta Arifi. Kryetare e komunës së Tetovës.

Pastrimi i rrugëve shkon ngadalë edhe në Malësi të Tetovës, për shkak të erës dhe ngricës që kanë filluar pasdite. Rrugët janë të kalueshme vetëm për makinat me zinxhirë. (Alsat)