Tetë rekordet që mund të thyhen gjatë Kupës së Botës

Norman Uajtsajd dhe Lotar Mateus mund ta shikojnë Botërorin “Rusi 2018” me ngushëllimin se rekordet e tyre përkatëse të kompeticionit do të mbeten të paprekura, ashtu si edhe Xhast Fontein dhe Dino Xof.

Sport

08/06/2018 20:37

Primate e disa prej futbollistëve legjendarë, megjithatë, janë në rrezik…

MESSI E MARQUEZ “NDJEKIN” MARADONËN

Gjashtë gola si kapiten është rekordi në një Botërori dhe e mban Diego Maradona. Lionel Mesi, i cili shënoi katër herë me shiritin e Argjentinës në dorë, në “Brazil 2014”, kërkon që të shkojë i dyti, në krah të Giorgi Sarosit, Uve Zeler, Karl-Hajnc Rumenige dhe Lotar Mateus, dhe të barazohet me ish-numrin 10 të “Seleccion”. Rekordi i Maradonës për paraqitjet më të shumta të Kupës së Botës si kapiten (16) është gjithashtu nën kërcënimin nga mbrojtësi 39-vjeçar i Meksikës, Rafa Markez (14).

TRAJNERËT “SHEKULLORË”

135 vjet e tre muaj: mosha e kombinuar e Oskar Tabarez dhe Fernando Santos: nëse Uruguai dhe Portugalia takohen në 1/ 16-at, mosha më e vjetër e kombinuar për dy trajnerë në një ndeshje të Kupës së Botës. Tabarez dhe Roi Hoxhson kishin një epokë akumulative prej 134 vjetësh e dy muajsh, kur Uruguai u takua me Anglinë në “Brazil 2014”, duke tejkaluar 133 vite e nëntë muaj të Oto Rehagel (i Greqisë) dhe Lars Lagerbak (i Nigerisë), që u llogaritën në “Afrika e Jugut 2010”.

KLUBI “QUINTET”

Pesë gola në më shumë se një Botëror: u arrit fillimisht nga Pele, Ronaldo, Gerd Myler, e më pas e kanë arritur vetëm tre lojtarë të tjerë. Teofilo Kubijas i Perusë goditi pesë herë në “Meksikë ’70”, pastaj shënoi edhe pesë në “Argjentinë ’78”. Miroslav Kloze shënoi pesë gola në “Kore-Japoni 2002” dhe pesë gola në “Gjermani 2006”. Tomas Myler, i cili shënoi pesë gola në Botërorin e Afrikës së Jugut dhe në Brazil, ka shansin të bëhet lojtari i parë që do të shënojë më shumë se katër herë në tri Kupa Bote.

“VETERANI”

Me 43 vite e 3 ditë mbi shpinë, Farid Mondragon u bë lojtari më i vjetër në historinë e Kupës së Botës, kur luajti me Kolumbinë kundër Japonisë, në “Brazil 2014”, duke thyer rekordin e Roxher Millës së Kamerunit. Esam El-Hadari, ndërkaq, do të jetë 45 vjeç e 5 muaj kur Egjipti të fillojë Botërorin e Rusisë kundër Uruguait.

PAMPOSHTMËRIA E MEKSIKËS

Gjashtë ndeshje si e pamposhtur në Kupën e Botës është rekordi që Meksika ka vendosur në “SHBA ’94” dhe “France ’98”. Kosta Rika do barazonte rekordin e Meksikës nëse do të shmangin humbjen kundër Serbisë dhe do e thyenin nëse bëjnë të njëjtën gjë kundër Brazilit.

KATËR-TRE-TRE

Vetëm tre njerëz kanë arritur të shënojnë në katër Kupa Bote: Uve Zeler, Pele dhe Miroslav Kloze. Ndërsa në tre Botërorë kanë shënuar Tim Kejhill i Australisë, Rafa Markez i Meksikës dhe Kristiano Ronaldo i Portugalisë.

LËV “NDJEK” SHËNIN

Helmut Shën regjistroi 16 fitore gjatë viteve 1966, 1970, 1974 dhe 1978, një rekord i Kupës së Botës. Trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv, ka 11 fitore: 5 nga “Botërori 2010” dhe 6 nga “Botërori 2014”.

“EL BOMBARDERO”?

Vetëm një lojtar ka bërë më shumë se shtatë paraqitje të Kupës së Botës dhe ka mesatarisht më shumë se një gol për lojë: Gerd Myler, me 14 gola në 13 ndeshje për Gjermaninë Perëndimore gjatë Botërorit të viteve 1970 dhe 1974. E ndjek Hames Rodriguez, i cili ka shënuar 6 gola në 5 ndeshje, në Kupën e tij të parë Botërore. Një mënyrë inkurajuese për nr.10 të Kolumbisë është starti kundër Senegalit: mbështetet nga një rekord pozitiv kundër kundërshtarëve afrikanë./PanoramaSport/