Tetë persona ndalen në Polici, dy nga ta kërkoheshin edhe më herët

(I plotësuar) Tashmë gjashtë persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë me urdhër të Prokurorit, ndërsa dy të tjerë janë ndaluar ngaqë ishin të kërkuar edhe më herët.

Lajme

16/01/2015 19:37

Të gjithë këta pas protestave që ndodhën para ministrisë për Komunitetet dhe Kthim.

Nga të lartpërmendurit, tri janë femra dhe gjashtë meshkuj.

E  14 të tjerë janë duke u liruar me procedurë të rregullt./KosovaPress

________

Protesta te ministria e Jabllanoviqit, 22 të arrestuar dhe 7 policë të lënduar 

Njëzet meshkuj dhe dy femra po mbahen në polici, të cilët protestuan para Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

Burime të KosovaPress bëjnë të ditur se sipas urdhrit të prokurorit deri në gjashtë prej tyre do të ndalen për 48 orë, ndërsa të tjerët pritet të lirohen sonte më vonë. 

Të njëjtat burime njoftojnë se nga aksioni i sotëm, shtatë policë kanë mbetur të lënduar, katër prej tyre në gjendje të rëndë. 

Për lëndimet e policëve e konfirmon edhe zyra për informim e këtij institucioni.