Tetë për Manchesterin

Skuadra e Manchester United përpos se është duke kaluar në formë të dobët me rezultate, ajo gjithashtu është goditur nga lëndimet e shumta të lojtarëve.

Sport

02/11/2014 21:36

Trajneri i Manchester United, Louis Van Gaal nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e tetë lojtarëve për ndeshjet e ardhshme, të gjithë këta të lënduar ose të suspenduar.

Marcos Rojo pësoi një lëndim në ndeshjen e sotme ndaj Manchester Cityt, ndërsa Smalling u përjashtua me karton të kuq. Të dy këta do të mungojnë në ndeshjet e ardhshme.

Rafael është një tjetër emër i rëndësishëm për skuadrën e Manchester United, por që do të mungojë në ndeshjet e ardhshme:

Lista e tetë lojtarëve që do të mungojnë për Manchesterin: Chris Smalling, Marcos Rojo, Radamel Falcao, Phil Jones, Jesse Lingard, Jonny Evans, Rafael, Ashley Young.