Tetë adoleshentë digjen brenda një shtëpie në Siberi

Tetë adoleshentë kanë mbetur të vdekur si pasojë e në zjarri në një shtëpi në Siberinë perëndimore, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Bota

06/12/2015 12:39

Ngjarja ka ndodhur të shtunën, ndërsa menjëherë pas incidentit Këshilli Hetues Rus ka nisur një proces hetimi në lidhje me vdekjen e tetë adoleshentëve, transmeton KosovaPress.

Sipas raporteve të hershme zjarri kishte lënë pesë të vdekur, por edhe tre trupa të tjerë u gjetën pasi u hoqën rrënojat nga vendi i ngjarjes.

“Sipas hetuesisë, në mbrëmjen e 5 dhjetorit, në një shtëpi ku adoleshentët po festonin ditëlindjen e njërit nga shokët e tyre, një zjarr filloi aty. Fëmijët e kishin të pamundur të dilnin nga shtëpia për të shpëtuar dhe kjo çoi në vdekjen e tyre”, ka thënë Këshilli Hetues në një deklaratë.

Shkaktar preliminar i vdekjes së tetë adoleshentëve është raportuar të jetë helmimi me monoksid karboni.