Testohet ilaçi i ri për përmirësimin e dëgjimit

Për më shumë se gjysmë shekulli aparatet e dëgjimit kanë qenë zgjidhje efektive për persona të cilët kanë problem me dëgjimin.

Lifestyle

16/01/2018 18:44

Megjithatë ato nuk janë dhe aq praktike dhe mund të krijojnë neveri.

Tani shkencëtarët janë duke testuar ilaçe të reja që mund të largojnë aparatet e dëgjimit nga përdorimi.

Dy teste të mëdha klinike kanë filluar gjatë muajve të fundit, për të cilat shpresohet që do të rezultojnë me zhvillimin e medikamenteve që do t’i ndihmojnë miliona njerëz që kanë problem me dëgjimin.

Të dyja testimet janë duke studiuar një ilaç eksperimental i cili injektohet në veshë me qëllim të përmirësimit të dëmtimeve që kanë shkaktuar humbjen e dëgjimit.

Shkencëtarët besojnë që ky ilaç do të kthej dëgjimin duke stimuluar rritjen e qelizave të reja të shëndetshme brenda veshëve.