Testi me Norvegjinë, në Kombëtare priten katër futbollistë të rinj

Nga sa është bërë me dije nga vetë trajneri i Kombëtares, skuadrës përfaqësuese pritet që t’i shtohen deri në katër emra të rinj në grumbullimet e radhës.

Sport

05/01/2018 20:22

Kristian Panuçi, në çdo dalje publike të tij, si dhe gjatë konferencave zyrtare për shtyp në FSHF ka bërë me dije se është duke vëzhguar disa futbollistë njëherësh dhe se në vijim pritet që të afrohen në skuadrën kombëtare deri në katër apo pesë futbollistë.

Në grumbullimet e fundit, Kamer Qaka dhe Astrit Ajdareviç ishin dy risitë e kuqezinjve, të afruar nga trajneri, ndërkohë që procesi i rekrutimit të talenteve të rinj pritet të vijojë edhe në vazhdim.