Testi i gjakut që mund të zbulojë Alzheimerin 16 vjet më herët

Një analizë e thjeshtë e gjakut mund të parashikojë nëse një pacient do të zhvillojë sëmundjen e Alzheimerit deri në 16 vjet përpara fillimit të simptomave.

Lifestyle

22/01/2019 22:48

Duke matur ndryshimet në nivelet e një proteine ​​në gjak, të quajtur zinxhiri neurofilament (NfL), hulumtuesit besojnë se çdo rritje e niveleve të proteinave mund të jetë një shenjë e hershme e sëmundjes, sipas studimit të botuar të hënën në revistën ‘Nature Medicine’.

NfL është një “shënues në gjak i cili jep një tregues të humbjes së qelizave nervore në tru”, shpjegoi studiuesi kryesor Mathias Jucker, profesor i biologjisë qelizore të sëmundjeve neurologjike në Qendrën Gjermane për Sëmundjet Neurodegjenerative.

“Sasia e neurofilamenteve që keni në gjak, tregon për madhësinë e dëmtimit të trurit’,’ tha ai.

Nuk ka ende trajtim efektiv për sëmundjen Alzheimer, por Jucker mendon se testi i ri i gjakut do të jetë “shumë i rëndësishëm për studimet klinike”.

Ai shpreson se testi do të lejojë kërkuesit të monitorojnë efektivitetin e trajtimeve të reja para se njerëzit të kenë filluar të përjetojnë simptoma. /Lajmi.net/