Testi i frymëmarrjes që mund të zbulojë kancerin e stomakut

Një test i frymëmarrjes i cili mund të zbulojë mundësinë e zhvillimit të kancerit të stomakut është ndërtuar nga shkencëtarë izraelit me shpresën se kjo do të ndihmojë për të shpëtuar mijëra jetë.

Lifestyle

16/04/2015 17:39

Aktualisht simptomat e kancerit të stomakut janë shpesh të gabuara për shkak të ankesave të tjera që mundet të ketë një person dhe nuk ka asnjë mundësi të shqyrtimit të hershëm, kështu që shpesh diagnostifikohet kur është zakonisht vonë për trajtimin e efektshëm.

Por, një test i ri i zhvilluar nga shkencëtarët izraelitë ‘i ndjenë’ ndryshimet e vogla në nivelin e komponimeve organike në frymëmarrjen e lëshuar e cila sinjalizon më pas se kanceri i stomakut është prezent, transmeton Lajmi.net.

Hulumtuesit sugjerojnë se kjo teknologji do të mund të përdoret për t’i kontrolluar rreziqet e pacientëve nga kanceri i stomakut, dhe nëse konsiderohet i lartë atëherë do të mund të testohej pastaj edhe me endoskopi konvencionale.

Një kontroll nga kjo teknologji është gati t’u bëhet mijëra pacientëve në Evropë, duke përfshirë ata pacientë me kancer të stomakut dhe ata me simptoma para-kanceroze, si një metodë e shqyrtimit.

Shkencëtarët zbuluan se tetë komponimet organike që lëshohen nga frymëmarrja mund të jetë e ndryshme në mes grupeve të njerëzve. Hulumtuesit thonë se pacientët e testuar – ata me kancer dhe pa kancer – kishin dallime të mëdha në frymëmarrje, transmeton Lajmi.net.

Testi ishte gjithashtu në gjendje që të bëjë dallimin në mes fazave të ndryshme para-kanceroze, duke i zbuluar kështu pacientët me rrezik të lartë dhe të ulët nga formimi i kancerit në stomak.

Rreth 7,300 njerëz diagnostifikohen me kancer në stomak në Britani çdo vit.