Testi i arritshmërisë: Nxënësit e Prishtinës arrin sukses në gjuhën angleze, ngecin në atë shqipe

Nxënësit e shkollave publike në Prishtinë kanë treguar rezultate më të mira se në vitin e kaluar në testit të arritshmërisë për klasat e nënta.

Lajme

25/07/2018 17:11

Një prej lëndëve ku notat janë më të arrirat në klasat e nënta në Prishtinë është gjuha angleze, ndërsa notat shumë më të dobëta janë në gjuhën shqipe, shkruan lajmi.net.

Në krahasim me vitin e kaluar, në këtë vit ka ngitje në testin e arritshmërisë për 2.58 për qind. Sipas statistikave që i ka nxjerr drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës, të cilat i ka parë lajmi.net, thuhet se në vitin 2017, rezultati i testit ishte në nivelin prej 61.25 për qind, ndërsa në vitin 2018 rezultati përfundimtarë ka rezultuar të jetë 63.83 për qind.

Në krahasim më vitin e kaluar, ka pasur regres në gjuhën shqipe. Në 2017 në këtë lëndë, rezultati ka qenë në kuotën prej 59,24 për qind, ndërsa sivjet 58.42 për qind. Po të shikohet përqindja përfundimtare në gjuhën angleze ka një shkëputje të madhe prej gjuhës shqipe. Sipas të dhënave komunale, në gjuhën angleze rezultati ka qenë 84.07 për qind, derisa vjet ka qenë 81.12 për qind.

Është dhënë përqindja e rezultatit për 9 lëndë (të cilat mund ti shihni më poshtë).

Ka ngritje të rezultatit në lëndët: gjuhë angleze, histori, gjeografi, fizikë, kimi. Ndërsa ka rënie në lënët: gjuhë shqipe, matematikë, informatikë e biologji. Në rezultatin përfundimtarë duket që kanë ndikuar dy lëndët, fizikës me ngritje 11.18 për qind dhe historia me 12.93 për qind.

Edhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka bërë publike rezultatet e testit të arritshmërisë për klasat e nënta, sipas të cilit arritshmëria është 61 për qind, apo 3 për qind më shumë se vitin e kaluar ku arritshmëria ishte 58 për qind.

Më poshtë mund të shihni tabelën më të dhënat në shkollat publike të kalesave të nënta të Komunës së Prishtinës.  /Lajmi.net/