Testi gjenetik përcakton ‘rrezikun nga kanceri i gjirit’

Një test gjenetik mund të inforojmë gratë nëse ato kanë gjasa të preken nga kanceri i gjirit.

Lifestyle

09/10/2017 19:40

Studiuesit nga Manchester kanë theksuar se kryerja e këtij testi mund të zvogëlojë rrezikun e grave që kanë gjasa të preken nga kanceri në gjinjë, pasi përcakton sëmundjen që në fazë të hershme, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info

Testi në gjak ose në pështymë, shikon 18 variante gjenetike të njohura që ndikojnë në mundësitë e gjetjes së kancerit të gjirit.

Fillimisht testi do të bëhet te gratë që kanë histori familjare me kancer të gjirit.

Profesori Gareth Evans, e cila udhëhoqi studimet në Universitetin e Manchesterit, thotë se gratë me mutacion BRCA ( sikurse e kishte aktorja Angelina Jolie) kanë rrezik që të preken nga kanceri i gjirit dikur rreth 30 deri në 90 përqind.

Ai shton se testi gjenetik është një mundësi për të kuzifuar rrezikun e kësaj sëmundje.