Testi i arritshmërisë anulohet në tri komuna

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka vendosur që të anulojë testin e arritshmërisë në komunën e Gjilanit, Dragashit dhe Hani i Elezit.

Lajme

30/05/2016 18:44

Sipas një njoftimi të ministrisë përsëritja e testit në këto komuna do të bëhet më 8 qershor, nga ora 10:00.

Anulimi i testit në këto komuna, MASHT e ka arsyetuar si jo reale dhe jo të besueshme rezultatet e këtij vlerësimi, andaj komisioni ka rekomanduar anulimin për shkak të administrimit jo të mirë të këtij procesi.