‘Testi anti-doping i Messit është gjë normale’

Autoritetet spanjolle të anti-dopingut kanë thënë se testi që i kanë bërë Messit është një gjë shumë normale, pasi kanë dyshuar se ai përdorë barna para ndonjë ndeshje të futbollit.

Sport

09/12/2014 18:24

Autoritetet spanjolle të anti-dopingut i kanë thënë se testi që i kanë bërë atij, është një gjë mëse normale dhe nuk ka vend për tu ekzagjëruar një gjë e tillë.

“Testi që i kemi bërë Messit në gjakun dhe urinën e tij është një gjë krejtësisht normale, pasi një gjë të tillë i bëjmë secili sportisti në Spanjë për çdo javë”.

“Me qindra lojtarë janë testuar gjatë këtij viti. Procedura është shumë normale. Ne zgjedhim një nga pesë lojtarët për ti bërë analizat e gjakut. Pra, është gjë e zakonshme në secilën anë”, tha njëri nga autoritetet spanjolle që mirret me testet anti-doping.

Jordi Alba, Claudio Bravo, Ivan Rakitic, Andres Iniesta dhe Lionel Messi kanë bërë test anti-doping gjatë ditës së hënë, mirëpo vetëm argjentinasit iu është kërkuar që të jap edhe testin e gjakut dhe të urinës.